Hyri ilegalisht në Kosovë, 45-vjeçari kapet në Leposaviq me rreth 14 mijë euro dhe 17 mijë dinarë
Gjatë pasdites së djeshme në fshatin Joshanicë të Leposaviqit, policia ka ndaluar një automjet me ngjyrë të kuqe me targa serbe, me vozitës M.B., 45 vjeçar, i cili kishte hyrë ilegalisht nga territori i Serbisë në atë të Kosovës.
Sipas raportit policor, gjatë kontrollit të automjet dhe personit, janë gjetur 13 mijë e 992 euro, dhe 17 mijë e 880 dinarë. Pos parave, janë gjetur edhe materiale për mobilje në vlerë prej 600 euro.
Njoftimi:
KALIM I PAAUTORIZUAR I VEND KALIMIT KUFITAR APO VIJËS KUFITARE
Joshanicë, Leposaviq, Me datë 30.08.2025 rreth orës 16:30 në fshatin Joshanicë-KK. Leposaviq Policia e Kosovës ka ndaluar automjetin VW Sharan, ngjyrë e kuqe, me targa SRB (NP), me vozitës M.B. (1980), i cili kishte hyrë ilegalisht në nga territori i Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës.
Gjatë kontrollit të automjetit dhe personit, janë gjetur mjhete monetare: 13992 (trembëdhjetëmijë e nëntëqind e nëntëdhjetëedy) euro, 17880 (shtatëmbëdhjetëmijë e tetëqindetetëdhjetë) dinarë si dhe materiale për mobilje në vlerë prej 600 (gjashtëqind) euro.
Me autorizim të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti “Kalim i paautorizuar i vend kalimit kufitar apo vijes Kufitare”, ndërsa, automjeti, mjetet financiare dhe mallrat tjera të kontrabanduar janë dërguar në Terminalin Doganor në Mitrovicë, për procedim të mëtutjeshëm nga njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës dhe Doganës së Kosovës.