Hyn ilegalisht nga Serbia, Policia u gjeti radiolidhje dhe thikë

Njësitet policore kanë ndaluar dy të dyshuar kosovar nën dyshimin se me kamionetën e tyre me targa vendore kanë hyrë kundërligjshëm në territorin e Kosovës.

Sipas Policisë, ata janë ndaluar dje në mesditë në fshatin Bube të Zubin Potokut, ku gjatë kontrollit në automjet janë gjetur dhe sekuestruar dy radiolidhje dhe një thikë xhepi.

Në konsultim me prokurorin, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

 

 

Lexo edhe:  Ambasada gjermane reagon për skandalin e Visametric, tregon kujt do t'i kthehen nga 30 euro