Humbi betejën me kancerin, sot varroset infermierja Fitore Zenelaj

Sot i jepet lamtumira infemieres Fitore Zenelaj, e cila vdiq pas përballjes me kancerin.

Varrimi i saj do të bëhet në ora 14:00 në fshatin Savrorë të Suharekës.

Njoftimi u bë nga familjarët e saj.

“Ju njoftojmë se varrimi i më të dashurës sonë Fitores, bëhet nesër më datë 16.11.2023, në orën 14:00, në varrezat e fshatit SAVROVË”, thuhet në njoftim.
Ajo ishte një nga gratë që udhëhoqi përpjekjet për vetëdijesim mbi luftën ndaj kancerit.

Në shumë raste ajo ka shkruar për betejën me kancerin.

Lexo edhe:  Këta janë tre të arrestuarit e tjerë për të shtënat me armë para disa javësh në Prishtinë