Humb vogëlushja 8 vjeçe te “Rruga B”, kërkohet ndihmë për gjetjen e saj

Hira Paçarada, vogëlushja 8-vjeçare është raportuar e zhdukur nga nëna e saj.

Për redaksinë e Klankosova.tv, nëna e Hirës, Dafina Muçiqi, thotë se vajza e saj ka humbur sot rreth orës 13:30.

Hera e fundit ku është parë Hira ka qenë afër “Rossman-it” në Rrugën B.

Nëse shihni vogëlushen, mund të kontaktoni në numrin 045-335-547, ose në numrin 044-598-800

Lexo edhe:  Vdes tragjikisht ish-pjesëtari i UÇK-së nga Drenica, po punonte në ndërtimtari në Ulqin