Humb jetën 28-vjeçari kosovar pas një aksidenti me motoçikletë në Zvicër

Një kosovar, 28-vjeçar raportohet të ketë vdekur pas një aksidenti trafiku me motoçiklet në rrugën nga Chavannes-près-Renens në drejtim të Ecublens.

Raportohet se kosovari 28-vjeçar ishte me banim në Riviera. Dyshimet e para janë që motoçiklisti ka humbur kontrollin e mjetit.

Ai dyshohet se u përplas me një hekurudhë mbrojtëse në anën e djathtë të rrugës përpara se të ulej në një zonë disa metra më tutje.

Pavarësisht ndërhyrjes së ekipeve të shpëtimit, ai ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit. Po ashtu, bëhet e ditur se është njoftuar prokuroria publike dhe prokurori kujdestar i cili ka hapur hetim penal për të përcaktuar rrethanat e sakta të aksidentit, përcjell Albinfo.ch.

Lexo edhe:  Aksion i madh policor në Pejë, Istog e Klinë: Policia bastis zyrat e institucioneve paralele të Serbisë