Huduti: Nëse vajza ime e merr një katolik nuk e largoj nga hisja
Në “Rubikon me Adriatik Kelmendin”, studiuesja e fesë, Ikballe Huduti ka folur lidhur me martesat kur çifti i takon feve të ndryshme.
Sipas saj, nëse një e krishtere martohet me një myslimanë, klerikët e largojnë nga antarësia, trashëgimia dhe nuk e varrosin në varrezat e myslimanëve.
Huduti tha se vajza e saj nuk del prej “hises” nëse e merrë një burrë katolik.
“Nuk del prej trashëgimisë nëse e merr një burrë katolik. Nuk e largoj nga hisja, ia jap të drejtën me ardhë, plus ajo mundet me u varros te varrezat e myslimanëve. Unë dhe burri jem duhet me u sjell me dhandrrin në mënyrën më të mirë”, tha Huduti.