Huduti: Myslimanët shqiptarë janë të diskriminuar, shteti e përdor fenë si vegël

Ikballe Huduti, studiuese e fesë në emisionin Rubikon ku po diskutohet tema për fenë dhe tolerancën në Kosovë, ka deklaruar se ka bërë një studim sipas së cilit ka nxjerrë disa përfundime sa i përket kësaj çështjeje.

Huduti tha se në Kosovë ka tolerancë individuale, siç e quan ajo, por jo tolerancë të nivelit shtetëror.

Sipas saj, myslimanët janë të diskriminuar në nivel shtetëror, pasi sipas saj shteti nuk i zgjidh disa probleme që mandej thotë se i përdor si vegla për momente të caktuara.

“Unë e kam bërë një studim shpejt e shpejt, sa i përket tolerancës individuale jemi mirë, kur kemi familjar të fesë tjerët brenda familjes hiç se kemi problem, kjo ekziston është mirë. Ndërsa sa i përket nivelit shtetërorë atëherë këtu myslimanët shqiptarë janë të diskriminuar. Janë të diskriminuar sa i përket tolerancës sepse kemi disa problematike që qeveritarët nuk duan t`i zgjedhin për arsye se gjithmonë e përdorin fenë si vegël për momentet e duhura kur janë problemet më të mëdhaja shtetërore. Po diskriminohemi se nuk na zgjidhen disa probleme ma elementare”, tha Huduti.

Lexo edhe:  Mitrovicasi mbush veturën rreth 100€ me derivate në “AMV Petrol” dhe ikë pa paguar, punëtori i zvarritet mbrapa për ta ndaluar