Hoxhë Fatmir Latifaj për nismën e largimit nga feja islame: E drejtë e gjithsecilit të shprehet lirshëm
Të premten e kaluar disa qytetarët të komunës së Deçanit kanë organizuar një nismë për tu larguar nga feja islame.
“Të jemi vetëm shqiptar”, është motoja e lëvizjes për braktisjen e fesë islame. Kjo lëvizje është formuar prej 70 personave nga gjitha vendet shqiptare e të mbledhur në Deçan për të thënë se “Feja e Shqiptarit është Shqipëria” dhe se mendojmë vetëm shqip.
Gazeta Insajderi në lidhje me këtë çështje ka kontaktuar hoxhën nga Mitrovica, Fatmir Latifajn, i cili ka thënë që është e drejt e gjithsecilit të shprehet lirshëm.
“E drejta e gjithsecilit është të besoj ose të mos besoj gjithsesi të shprehet lirshëm edhe kjo e drejtë është e garantuar në çdo shtet demokratik, kështu që në çdo shtet ekzistojnë lëvizjet e ndryshme dhe janë të rregulluara me ligj derisa nuk cenohet stabiliteti dhe siguria e vendit, jeta dhe prona e çdo individi padallim sepse çështja e besimit është çështje personale e çdo individi por ne duhet ta ruajm nivelin e intelegjencës së popullit dhe unitetetin e kombit tonë”, ka thënë për Insajderin Latifaj.
Tutje Latifaj ka thënë se feja mbahet me dëshirë vullnet dhe kjo çështje sipas tij është mes Zotit dhe vet njeriut.