Hoxha Cenë Bala nga Mitrovica dje shkoi në Cerajë ta falë Bajramin me plis në kokë

Hoxhë Cena Bala njihet në qytetin e Mitrovicës, si një prijës fetar i dashur nga qytetarët.

Ai dje nuk përtoi dhe nga Mitrovica shkoi ta falë namazin e Fitër Bajramit me banorë e fshatit verior, Cerajë.

Kjo xhami u hap gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, shkruan Jepi zë.

Bala njihet edhe i afërt me qytetarët, sa që mund ta shohësh kudo në shoqërim të qytetarëve e sidmos nga të rinjtë mitrovicas.

Ai njihet edhe si person liberal, që e bën edhe më të dashur nga qytetarët.

Prijësi fetar Cena Bala është mjaft aktiv në ndihmë ndaj qytetarëve, dhe me shoqatën “Bereqeti” kanë ndihmuar shumë familje brenda dhe jashtë Mitrovicës, shkruan Jepi zë

Për këtë punë humanitare hoxha është nderuar me mirënjohje nga Bashkësia Islame e Republikes së Kosovës./ Jepi zë

Lexo edhe:  Shpërthen” dashuria në BBVA, çfarë po ndodh mes Deas dhe Kristit