Hoxha Cenë Bala ndihmon me 7000kg mish të Kurbanit punëtorët e Unitet-it dhe familjet skamnore nga regjioni i Mitrovicës

Ka vazhduar ndihma për qytetarët dhe familjet skamnore që kanë nevojë për mbështetje në regjionin e Mitrovicës.

Hoxha i njohur Cenë Bala përmes shoqatës Bereqeti ka bërë shpërndarjen e 7000kg mish të Kurbanit, shkruan Jepi zë.

Përfituesit e kësaj ndihme ishin punëtorët e kompanisë së pastrimit Uniteti, qytetarët e katër Komunave veriore dhe ata të Mitrovicës.


Postimi i plotë:
Sot shoqata Bereqeti dega – Mitrovicë, ka bërë shperndarjen e mbi 7000 kg mish Kurbani 2024, ne pesë komunat: Mitrovica e Jugut, Mitrovica Veriore, Zveqan, Leposaviq dhe Zubni Potok, ku me dhjetra familje nëpër secilen nga keto komuna do te përfitojnë nga 5kg mish për familje, po ashtu nga ky aksion humanitar kanë përfituar edhe puntoret e Unitetit.

Lexo edhe:  Një person gjendet i vdekur 2 km larg shtëpisë së tij në Novobërdë