Hovenier: Nuk është sekret që Amerika ka shqetësime për disa zgjidhje politike të bëra nga Qeveria Kurti

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Republikën e Kosovës, Jeffrey Hovenier, tha se përkushtimi i SHBA-së ndaj popullit të Kosovës është i fuqishëm dhe i hekurt si gjithmonë.

Diplomati amerikan theksoi se nuk është sekret se Qeveria e SHBA-së ka disa shqetësime politike të cilat i ka bërë Qeveria Kurti.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Hovenier nga Gjakove ka folur për ligjet që janë miratuar së fundi nga Kuvendi i Kosovës, duke përfshirë edhe Ligjin për KPM-në dhe KPK-në.

Ai tha se qeveria amerikanë këshillon Kosovën që ligjet që miratohen nga Kuvendi i Kosovës të jenë në përputhje me normat evropiane. “Kosova duhet të jetë anëtarë e organizatave ndërkombëtare, BE, KiE, NATO, organizata të tjera”, tha ai sot gjatë vizitës që i ka bërë Gjakovës.

Lexo edhe:  “Kam me iu vra”: Eskalon 36-vjeçari në Kaçanik, e djeg xhipin e tij pasi e dërgoi te automekaniku