Hoti kritika shtetarëve: S’jeni për asgjë, s’dini të mbani shtet

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, i ka thënë qeverisë e presidencës se “ju nuk jeni për asgjë”.

Ai iu drejtua krerëve të këtyre dy institucioneve, presidentes Vjosa Osmani e kryeministrit Albin Kurti se ata nuk dinë të mbajnë shtet, por vetëm të shajnë.

“Shani edhe gjyqësorin e prokurorinë sa të mundeni, shpallini tradhëtarë. Por të arrestuarit nuk ishit në gjendje t’i ofronit ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ta sillnit në objektin e paraburgimit”, ka shkruar Hoti, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, Hoti tha se barrikadat në veri i largojnë të huajt, ndërsa qeveria e presidenca mbajnë konferenca për media në Prishtinë e fjalime përpara Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Lexo edhe:  Përleshje mes disa personave në Prishtinë, shkrepet edhe arma