Holandezët i japin leje protestës në Hagë në mbrojtje të UÇK-së dhe kundër Gjykatës Speciale
Protesta për çlirimtarët e UÇK-së që po mbahen në paraburgim nga Gjykata Speciale qe masive në Prishtinë.
E një e ngjashme pritet të mbahet në Hagë nga mërgimtarët e bërë bashkë më 14 shtator.
Kjo u bë e ditur nga organizatat e dala nga lufta bashkë me organizatorin kryesor, Fatmir Koci nga Gjermania që thanë se data e caktuar ka domethënie.
Megjithëse leja është dhënë nga Dhomat e Specializuara, vendi i tubimit ende nuk dihet.
Në emër të padrejtësive, mërgimtarët nga Evropa, Australia e Amerika, do zbarkojnë në Holandë përmes mjeteve transportuese të siguruara.
Por, diçka e tillë për shkaqe financiare nuk mund të bëhet edhe nga Kosova.
Protestuesit synojnë që zëri i tyre të dëgjohet në institucionet e larta evropiane.
Nga zyrat e OVL-së u bë thirrje të merren parasysh edhe dëshmitë e ish-liderëve amerikanë si ajo e ish-sekretares së Shteteve të Bashkuara, Madeleine Albright.