HISTORIKE: Kosova fiton të drejtën për organizimin e Lojërave Mesdhetare

Kosova do të jetë organizatore e Lojërave Mesdhetare që do të mbahen në vitin 2030.

Kjo është konfirmuar pasi në Asamblenë e Përgjithshme të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare kandidatura e Kosovës ka marrë 58 vota pro, pra shumicën dërmuese të votave të të pranishmëve, derisa shtatë ishin kundër.

Kjë është një arritje historike për Kosovën duke ditur se në këtë kompeticion marrin pjesë 26 shtete nga tri kontinente, e të cilat do të zbarkojnë në Kosovë në verën e vitit 2010.

Sporte si Hendbolli, Volejbolli, Beach Volley, Basketboll 3×3, gara të notit, futboll në rërë e të tjera do të zhvillohen në Kosovës, derisa për lojërat që kanë të bëjnë me plazhin, do të shfrytëzohet bregdeti shqiptar.

Lexo edhe:  Nesër varroset i riu deçanas që humbi jetën tragjikisht në vendin e punës në Zvicër