Historia prekëse: Kosovari që e dorëzoi në polici kuletën me dy mijë €, është punëtor ndërtimi

Qytetari Valon Ramadani nga Gjilani, ka gjetur sot një portofol të mbushur me para në orët e hershme të mëngjesit.

Ai menjëherë portofolin e gjetur ua ka dorëzuar zyrtarëve policor të cilët ishin në detyrë në rrugën “Tringë Ismajli” në Prishtinë.

Në portofol kishte mijëra euro dhe dokumente personale.

Paparaci, mëson se Valon Ramadani është punëtor krahu, e që portofolin me para e ka gjetur në mëngjesin e së premtes duke shkuar në punë.

Siç mëson Paparaci, portofoli me para është i një pronari të një lokali.

Policia e Kosovës e ka çmuar këtë gjest human dhe ka falënderuar të gjithë qytetarët për bashkëpunim e vazhdueshëm.

Lexo edhe:  Vizat na i hjeken, por nga viti 2024 duhet të paguajmë për të shkuar në vende të BE’së