Himni i Policisë së Kosovës intonohet për herë të parë
Policia e Kosovës ka mbajtur sot ceremoninë qendrore të shënimit të 25 vjetorit të themelimit.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani tha se Policia e Kosovës për herë të parë do të ketë himin dhe marshin e saj.
“Në këtë datë historike të 25 vjetorit themelimit, Policia e Kosovës tani për herë të parë ka të kompozuar himnin dhe marshin e policisë së Kosovës, të cilat ekskluzivisht në këtë 25-vjetor do të publikohen dhe njëkohësisht do të interpretohen para jush”, tha Kelani.
Marshin dhe himnin e Policisë së Kosovës e kompozoi Valton Beqiri. Garda e Policisë së Kosovës parakaloi gjatë intonimit të himnit.