Hidhet mjet shpërthyes në oborrin e një qytetari në Zubin Potok

Një mjet shpërthyes raportohet të jetë hedhur në oborrin e shtëpisë së një qytetari në Zubin Potok.
Nga Policia e Kosovës është bërë e ditur se personat e panjohur kanë hedhur mjetin shpërthyes në oborrin e viktimës dhe si pasojë atij i është dëmtuar automjeti, transmeton lajmi.net.

Rasti është në hetim e sipër.

“Zubin Potok / 21.10.2024 – 01:52. Është raportuar se persona të panjohur kanë hedhur një mjetë shpërthyes në oborrin e viktimës mashkull kosovar dhe si pasojë i është dëmtuar një automjet. Rasti është duke u hetuar”.

Lexo edhe:  Skënderaj: Gruaja e rrah burrin me mjete kuzhine, intervenon Policia