Hidhet mjet piroteknik në stacionin e Policisë në veri të Mitrovicës

Një mjet shpërthyes është hedhur të dielën në mbrëmje në oborrin e stacionit të Policisë në veri të Mitrovicës

Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës.

Veton Elshani zëvendësdrejtor i Policisë në veri të Kosovës, tha për televizionin se mjeti i hedhur dyshohet të jetë një shok- bombe ose mjet piroteknik.

Ai ka bërë të ditur se nuk ka të lënduar

Lexo edhe:  Pastruesi i Shtëpisë për persona me aftësi të kufizuar mendore në Vushtrri bie në kontakt me rrymën, dërgohet në QKUK