Hidhet bombë në shtëpinë e një serbi në Komunën e Zubin Potokut

Një mjet shpërthyes është hedhur mbrëmë në një shtëpi private të banuar të serbëve në Pridvoricë.

sipas raportimeve nuk ka lëndime përveç dëmeve materiale, përcjell Jepi zë

Siç kanë konfirmuar për KoSSev nga Policia e Kosovës,  një granatë dore është hedhur rreth orës 02:40.

Është dëmtuar automjeti i parkuar para shtëpisë dhe xhami i shtëpisë.

Policia e Kosovës është duke kryer një hetim. Për momentin nuk ka asnjë të dyshuar.

Pidvorica është fshat në komunën e Zubin Potokut

Lexo edhe:  Mbi 3000 mijë lindje në Klinikën Gjinekologjike në QKUK gjatë këtij viti, numër i madh i lindjeve me operacion