Hetimet e Prokurorisë për skandalin e madh, HIB nën hetime për shmangie mbi 1 milion euroshe

Në total, vlera e keqpërdorimit dyshohet të jetë 835 mijë e 782 euro, vlerë më e lartë e dëmit sesa në rastin e Zyrës Ndërlidhëse Greke.

Në total, nga importi për dy misionet diplomatike rezulton se dëmi kap shifrën prej 1 milion e 564 mijë eurove.

Edhe për këtë pjesë, menaxheri i “HIB Petrol”, Fatbardh Xhaferi, përgjegjësinë ia kishte lënë Kastratit si ndërmjetësues.

Ai ishte arrestuar nga Policia e Kosovës në pikën kufitare Han i Elezit më 6 prill dhe më pas ishte dërguar në arrest shtëpiak.

Para organeve të rendit, ai e ka pranuar se njihet me Xhaferin, por ka mohuar sigurimin e dokumenteve.

Lexo edhe:  Hoxha Cenë Bala ndihmon me 7000kg mish të Kurbanit punëtorët e Unitet-it dhe familjet skamnore nga regjioni i Mitrovicës