Hetimet e para: Ky dyshohet të jetë motivi i plagosjes së dy grave në Fushë Kosovë
Dy gra kanë mbetur të plagosura sot në mesditë në Fushë Kosovë.
Autori i krimit, pas aktit është larguar në drejtim të panjohur, teksa të njëjtit pas identifikimit i është vënë pas Policia e Kosovës, shkruan lajmi.net.
Siç mëson lajmi.net, të plagosurat, F.G dhe M.A, që janë nënë e bijë, kanë gjithashtu afërsi familjare me të dyshuarin.
Tutje, siç tregojnë burimet e lajmi.net, dyshimet e para janë se motivi i plagosjes është një mosmarrëveshje pronësore.
Nga Policia e Kosovës ndërkaq nuk kanë konfirmuar ende një gjë të tillë, por vetëm kanë bërë me dije se i dyshuari është identifikuar dhe se ka nisur hetimet për lokalizimin e vendndodhjes së tij, si dhe arrestimin.
Nga QKUK ndërkaq, për lajmi.net kanë bërë me dije se dy gratë e plagosura janë në gjendje stabile
Mjeku kujdestar në QKUK, Ejup Govori, në një deklaratë dhënë lajmi.net, ka thënë se gjendja e dy të plagosurave është stabile.
Govori ka bërë të ditur se nëna ka plagë serioze, në bark dhe në ekstremitete të poshtme.
“Ato janë në gjendje stabile. Gjendja e tyre është stabile dhe janë duke u kryer konsultat e nevojshme. Relacioni familjar është nënë e bijë. Gjatë gjithë kohës kanë qenë me vetëdije, janë komunikative, flasin komunikojnë”, tha ai.
Nga Prokuroria ndërkaq, rasti është cilësuar si “vrasje në tentativë” si dhe “armëmbajtje pa leje”.