Heroina lloji i drogës në rritje, u arrestuan 159 persona
159 persona janë arrestuar gjatë katër mujorit të parë të 2024-tës për narkotikë.
Nga ta 10 persona janë të mitur nga mosha 14 deri në 18 vjeç.
Derisa vitin e kaluar janë arrestuar 859 persona, prej tyre 74 ishin të mitur.
Kështu thonë të dhënat e Policisë së Kosovës.
Në një përgjigje për Klankosova.tv ky institucion kanë bërë të ditur se kanë arritur të konfiskojnë sasi të konsiderueshme të Heroinës, me 9 mijë e 494.06 gramë apo (9 kilogramë e 494.06 gramë), derisa gjatë 2023-tës kishte 2 mijë e 872.05 gramë apo (2 kilogramë e 872.05 gramë).
Lloji i narkotikëve që është kapur më së shumti është Marihuana.
Organet e rendit ka konfiskuar 601 mijë e 113.45 gramë marihuanë më 2023-ten apo (601 kilogramë e 113.45 gramë), ndërkaq 50 mijë 876.86 gramë apo (50 kilogramë e 876.86 gramë) gjatë këtij katër mujori.
Sa i përket hashashit, organet e rendit kanë kapur 145.93 gramë në vitin 2023 dhe 26.19 gramë këtë vit.
Kokainë, vitin e kaluar janë konfiskuar 5 mijë e 466.86 gramë apo (5 kilogramë e 466.86 gramë) në vitin 2023 dhe 907.5 gramë në vitin 2024.
Lidhur me njërën prej drogave më të rënda metadon, Policia ka konfiskuar vjet 19 mililtra .
Ndërkaq, sasia e llojeve të tjera të drogave të konfiskuara janë 1 mijë e 331.35 gramë është sasia e drogave tjera të konfiskuara për 2023 dhe 612.11 gramë për 2024.
Javën e kaluar, një shtetas kosovar dhe kroat janë arrestuar nga Policia e Kosovës në pikën kufitare me Serbinë në Merdar.
Tek i dyshuari Policia ka gjetur 20 paketime me peshë mbi 10 kilogramë që dyshohet se janë të llojit heroinë, me vlerë rreth 250 mijë euro/ Klankosova.tv