Heroi kosovar: Shpëtoi disa qytetarë kroatë nga zjarri, shteti i Kroacisë e shpërblen
Valdrini nga Kosova është shpërblyer nga shteti kroat për humanizmin e tij, shkruan Jepi zë.
Ai ka shpëtuar nga zjarri disa qytetarë kroatë dhe ka ndihmuar në dërgimin e tyre në spital.
Valdrinit, i cili prej 7 vitesh jeton në Kroaci, i është dhënë një çek prej 600 eurosh, është njoftuar në një faqe të qytetit të Rijekës.
Aty është komentuar për shumën e vogël që në fakt i është dhënë Valdrinit, i cili shpëtoi jetë. Megjithatë kjo nuk e zvogëlon kontributin e kosovarit.