Heqja e vizave: 127 mijë persona udhëtuan përmes aeroportit “Adem Jashari”, gati 1 mijë fluturime
Prej një janarit, kur hyri në fuqi liberalizimi i vizave e deri të premten, përmes Aeroportit të Prishtinës “Adem Jashari” kanë udhëtuar 127 mijë e 457 udhëtarë.
Kjo është konfirmuar nga zëdhënësja e Aeroportit, Valentina Gara e cila ka thënë se numri i fluturimeve për këtë periudhë ka shkuar në mbi 900.
“127 mijë e 457 udhëtarë kanë udhëtuar përmes ANP ‘Adem Jashari’. Në total janë 962 fluturime.” – ka thënë Gara për EO.
Përveç diasporës, të cilët kanë ndikuar në rritjen e këtij numri pasi qëndruan në Kosovë për festat e fundvitit, një numër i madh kosovarësh kanë vendosur të udhëtojnë tani pa viza.