Hekuran Murati “nuk mbushet mend”, cakton për Kryeinspektor të punës njeriun që iu shpall i paligjshëm

Një institucion i pavarur javë më parë e shpalli të paligjshëm Rizah Plakollin për Kryeinspektor të Punës. Pa e zbatuar këtë vendim fare, ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati e ka emëruar edhe një herë këtë person, që është në të njëjtën kohë edhe dhëndri i Hysni Gucatit.

 

Javë më parë Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMSHCK), një institucion i pavarur, nxori vendim që Rizah Plakolli ishte emëruar kundërligjshëm në postin e Kryeinspektorit të punës nga Ministri i Financave.

Vendimi, për ta larguar atë nga karrigeje e pushtetshme e personit që duhet të mbikëqyr ligjshmërinë e punësimit dhe të drejtat e punëtoreve, nuk u zbatuar.


Pa u bërë kjo, Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka nxjerrë edhe një vendim për të caktuar edhe një herë si ushtrues i detyrës së Kryeinspektorit.

Edhe kësaj here, pavarësisht vendimit të KPMSHCK dhe mos-zbatimit të tij, Murati i Vetëvendosjes ka vet-vendosur që ta caktoi të njëjtin person në këtë pozitë. Rizah Plakolli është bashkëshorti i vajzës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati.

Gazeta Insajderi ka raportuar në vazhdimësi për zhvillimet në këtë institucion, duke përfshirë këtu edhe komunikime të brendshme, ku i kërkohej Plakollit që të e lëshonte karrigen e Kryeinspektorit, por edhe ai si ish-Kryeinspektori, Hekuran Nikçi refuzonte.

Nikçi madje nuk kishte zbatuar as Vendimin e Gjykatës së Apelit për paligjshmërinë e mbajtjes së postit, dhe qëndroi në atë pozitë derisa u arrestua nga Prokuroria Themelore në Prishtinë për shpërdorim detyre.

Lexo edhe:  Sot iu jepet lamtumira e fundit dy të rinjve nga Gjakova që humbën jetën tragjikisht