Heidi përmbush misionin – i bindi banorët që Lidi është ‘vëllai i saj’, e çon çmimin e madh në 80 mijë euro
Heidi Bacit së fundmi i ishte dhënë një mision nga ‘Vëllai i Madh’ në shtëpinë e famshme për të rritur çmimin e madh për dhjetë mijë eurosh.
Të martën hyri një banor i ri, animatori Lidi Delia, ku ajo duhej të thoshte se ishte vëllai i saj i madh, ndonëse të gjithë e dinin që modelja ka vetëm një vëlla më të vogël.
Biondja i bindi të gjithë konkurrentët përfshirë edhe Romeon, pasi kishte bashkëpunuar me Lidin, për të marrë më shumë informacione rreth jetës së tij.

Në zarf thuhet se ky ishte një mision për Heidin dhe që u përmbush me sukses.
Banorët mbetën të befasuar, edhe pse dyshonin për marrëdhënien e tyre.
