Heidi Lushtaku: Burri im nuk është racist

Mbrojtësi i Turqisë, Merih Demiral i shënoi dy golat e fitores ndaj Austrisë. Por më shumë se golat bujë ka bërë mënyra e tij e festimit.

UEFA e ka dënuar Demiralin me dy ndeshje moslojë për shkak të veprimit nacionalist.

Futbollisti është i martuar me modelen Heidi Lushtaku, që tani mbiemrin e ka Demiral.

“Burri im nuk është racist”, ka thënë ajo për Blick.

Heidi është rritur në Zvicër, por ka prejardhje nga Kosova. Ka garuar për Mis Zvicra shumë vjet më parë.

“Ai është i dashur, i hapur dhe tolerant”.

Merih e Heidi kanë dy fëmijë. Heidi ka thënë se burri i saj nuk ka të bëjë me ekstremizmin e krahut të djathtë. Simboli që ka bërë Merih Demiral identifikon një grup ultranacionalist turk.

Lexo edhe:  Rike në lot pas debatit të Meritonit me Vesën: Nëse e kam xhan dikë dhe nuk e mbroj dot, më ikën truri