Heidi flet për lidhjen me Romeon jashtë BBVA: Po ecën shumë mirë, është diçka e re
Romanca e Romeo Veshajt dhe Heidi Bacit ka qenë tejet e komentuar sa ishin në Big Brother VIP Albania 3.
Kjo pasi shumë nga ish-banorët nuk besuan në këtë lidhje dhe u tha se po e bënin vetëm për lojë.
Megjithatë, ata edhe pas daljes e kanë dëshmuar se po vazhdojnë ta shijojnë njëri-tjetrin.
Siç e diskutuan në BBVA, çifti bëri një pushim në jug të Shqipërisë së bashku me familjarët e prezantuesit nga Vlora.

“Shumë mirë, normalisht që është diçka e re jashtë sepse është më ndryshe. Normal që marrëdhënia është e njëjtë, por që jashtë ka situatë tjetër rri më larg e kemi mësuar veten ai të bëjë gjërat e veta, unë të miat”, u shpreh ajo.