Haxhiu thotë se BE-ja i ka dhënë Kurtit 72 orë, “më pas nisin sanksionet e ashpra”
Gazetari Baton Haxhiu pandeh se BE i ka dhënë Kurtit 72 orë afat.
Siç ka thënë ai në një paraqitje në Pressing, Rama e ndihmoi Kurtin me këtë mbledhje, duke thënë se është shtyer data që të njëjtat të fillojnë nga sot, përcjell lajmi.net.
Haxhiu, tash e sa ditë ka paralajmëruar për sanksionet, duke thënë se do të jenë serioze.
”Sanksionet janë serioze, problemi te sanksione kanë qenë si të ndahet kryeministri nga Kosova. Nga ajo që shihet është që këtu hynë edhe kryeministri Rama, i cili në 72 orët e fundit mundohet që të mos fillojnë sanksionet nga sot”, ka thënë Haxhiu.
KËTU mund ta ndiqni paraqitjen e Haxhiut lidhur me çështjen respektive.