Haxhiu: Qeveria Zdravo në panik – nuk mund t’i zhdukni skandalet me mbylljen e mediumeve
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka reaguar pas vendimit të MINT për pezullimin e licencës së televizionit Klan Kosova, duke thënë se “regjimi” i Albin Kurtit me këtë vendim i kujton kohën e mbylljes së RTP-së nga pushteti serb.
Haxhiu krejt këtë po e sheh si përprekje të qeverisë që ta shuaj zërin e mediave, fjalën e lirë, siç shprehet ai veç pse po raportojnë për skandalet e tij e qeverisë së tij.
“Nuk mund t’i zhdukni skandalet me mbylljen e mediumeve, sepse në këtë zhvillim teknologjie sot gjithësecili qytetarë është gazetar.
Qeveria Zdravo, e vjedhjes edhe në vaj e rezerva shtetërore është në panik të zbulimit të së vertetës prandaj gjahu i Albinit janë mediat që s’po mbrrinë t’i kontrolloj”, tha ai ndër tjera.
Reagimi i plotë:
Regjimi i Albin Kurtit mbyll mediumin Klan Kosova.
Ky vendim na e kujton kohën e mbylljes së RTP-së nga pushteti serb.
Kjo qeveri autokratike, po mundohet ta shuaj zërin e mediave, fjalën e lirë, veç pse po raportojnë për skandalet e tij e qeverisë së tij.
Për skandalet e Martin Berishës raportojnë çdo ditë mediat sllovene, atyre nuk ua mbyll dot gojën.
Klan Kosova duhet të vazhdoj emetimin e programit. Le ti dergon policinë ashtu siç bëri Millosheviqi në vitet e ’90-ta.
Nuk është më në pyetje vetëm Klan Kosova, por ky është paralajmërim i cenimit të mediave tjera në Kosovë.
Nuk mund t’i zhdukni skandalet me mbylljen e mediumeve, sepse në këtë zhvillim teknologjie sot gjithësecili qytetarë është gazetar.
Qeveria Zdravo, e vjedhjes edhe në vaj e rezerva shtetërore është në panik të zbulimit të së vertetës prandaj gjahu i Albinit janë mediat që s’po mbrrinë t’i kontrolloj.
Të gjithë në mbrojtje të fjalës së lirë, për të cilën u derdh aq shumë gjak.