Hasmëria e dy familjeve një vit pas vrasjes së mërgimtarit: Vëllai i të dyshuarit e denoncon vëllain e të ndjerit

Skenderaj dhe e gjithë Kosova u trondit sonte nga një ngjarje tragjike që ndodhi në korrik të vitit të kaluar në lagjen Dushkaj në fshatin Baks të Skenderajt, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri humbi jetën Besim Musliu. Të dyshuar për këtë rast janë dy vëllezërit Rexhepi, Shukri dhe Rexhep Rexhepi. Gati një vit pas këtij rasti, familjet vazhdojnë të jenë në hasmëri mes vete, e madje së fundmi njëra prej tyre ka kërkuar edhe ndihmën e Policisë, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se vëllai i dy të dyshuarve, Shemsi Rexhepi, e ka raportuar në Polici vëllain e të ndjerit, Agim Musliun, nën dyshimin se ka lëvizur me armë kah prona e familjes së tyre.

Sinjali mëson se rasti dyshohet të ketë ndodhur mesditën e së shtunës, kur sipas viktimës, i dyshuari Mulsiu ka mbajtur një armë, duke pretenduar se ka pasur për qëllim që t’i frikësojë e kërcënojë.

Posa rasti është denoncuar në Polici, njësitit policore kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme, me ç’rast është bastisur shtëpia e të dyshuarit, por nuk është gjetur asnjë armë apo gjësende të tjera të kundërligjshme.

Kontrolli është kryer gjatë ditës së djeshme, një ditë pas denoncimit të rastit nga ana e viktimës dhe pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim për inicim të rastit.

Të njëjtat burime thonë se është urdhëruar nisja e hetimeve në  drejtim të veprës penale “Mbajtja në pronësi, posedim apo kontroll të paautorizuar të armës” dhe ndërmarrja e veprimeve për ndriçimin e asaj që dyshohet se ka ndodhur.

Detaje nga vrasja e rëndë që i futi në hasmëri familjet Musliu dhe Rexhepi

Lexo edhe:  Vritet reperi i njohur

Vrasja e Besim Musliut ndodhi më 23 korrik, kur sipas informacioneve të para, dyshimet e para janë se gjithçka ka ndodhur për motive të ulëta.

Sinjali pati raportuar se Musliu, tashmë i ndjerë dyshohet se kishte kërkuar nga një anëtar i familjes së Rexhepit, që të mos vozisë shpejt në rrugën e tyre, çka kishte shkaktuar një mosmarrëveshje mes palëve të përfshira në rast.

Dy familjet janë fqinj mes vete dhe para këtij rasti tragjik nuk kanë pasur telashe mes vete. Por kjo ngjarje u bë mollë sherri që ata të futen në hasmëri me njëri-tjetrin.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.