Harrojeni Shakirën, Milaim Zeka fton Bay T që ta hapë urën e Ibrit me një koncert

Opinionisti Milaim Zeka ka bërë ofertën e parë për banoren Bay T, e cila është banorja e pestë që futet brenda shtëpisë së Big Brother.

Zeka kujtoi kur ish- kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri kishte thënë se është e mundur që Shakira të performojë për hapjen e urës së Ibrit.

Ai tha se pa Big Brother e fton Bay T që të hap urën e Ibrit me një koncert.

“Për Bay T mu duk fenomenale, dhe habitem se si një politikan pati propozu Shakirën për hapjen urës së Mitrovicës, kështu që pas Big Brother e propozoj këtë të bëj një koncert dhe ta hapim urën e Ibrit”, tha Zeka.

Reperja, 24 vjeqare Bay T vjen nga qyteti i Mitrovicës.

Lexo edhe:  “Kom me ja nxi jetën”, Ganiu ka një paralajmërim për këtë banore