Haradinaj: Zgjidhjen e bllokadës së Kuvendit e ka në dorë Albin mashtruesi
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj para seancës së 49-të konstituive tha se zgjidhjen e bllokadës së parlamentit nuk e ka ish-opozita, por kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ose siç e quan ai vetë, “mashtruesi”
“Me ftohemi çdo 48 orë, në disa mungoj sepse janë përvjetorët e bashkëluftëtarëve të mi, që atyre që duhet me qenë me ta, dhe sot i kërkoj falje shumë prej tyre”.
“Kjo ftesë që është gati siç e dini, është tallje, pra vimë në respekt të parlamentit por jo në respekt të ftesës, sjellja e zotit Dehari është e çuditshme, nuk e kuptojmë me çfarë logjike sillet ashtu, ajo panika e tij me ndalë fjalën deputetëve, se po u bojka nami që një deputet po e shtojka një fjalë, me të vërtetë është e turpshme, se çka mundet me ndodh më shumë në seancë, ne varemi nga zoti Kurti, ose nga mashtruesi, ai e ka zgjidhjen ne nuk e kemi”, tha Haradinaj.
Derisa sa i përket një takimi të mundshëm mes Kurtit dhe Limaj, Haradinaj nuk ka ndonjë përgjigje konkrete.