Haradinaj takon Grenellin, thotë se Kosova është pjesë e angazhimit të ambasadorit në administratën e Trump
Në kuadër të vizitës në SHBA, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar takim pune me Richard Grenell, i Dërguar i Posaçëm Presidencial për Misione të Veçanta, i cili do të fillojë punën që nga nesër, ditën kur Donald Trump do të inaugurohet si President i SHBA.
Në njoftimin e AAK-së, thuhet se Ballkani Perendimor, përfshirë Kosovën, janë pjesë e angazhimit të Ambasadorit Grenell në detyrën e re në administratën e dytë të Presidentit Trump.
“Kryetari i AAK Haradinaj, rikonfirmoi zotimin e Kosovës për rikthimin në marrëdhënie strategiike me SHBA, duke pasur si synim kryesor, anëtarësimin e Kosovës në NATO!”, thuhet në njoftimin e AAK-së.