Haradinaj për raportet e Thaçit e Selimit në Hagë: Dy armiq të përbetuar të Serbisë
Ish-nënkryetari i OVL të UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka thënë se raporti në mes të ish-luftëtarëve, Hashim Thaçit dhe Rexhep Selimit ka qenë shumë i mirë në Hagë.
Sipas Haradinaj, Thaçi dhe Selimi janë dy armiq të përbetuar të Serbisë, të cilët ani pse me qëndrime të ndryshme politike, kombi i bënë bashkë.
“Shumë i mirë. Korrekt. Si dy bashkëluftëtarë të kërkuar e dënuar nga Serbia me i vra. Si dy armiq të përbetuar të Serbisë, si dy patriot dhe të devotshëm për shtetin dhe si politikanë që dijnë me i bisedu kundërshtimet e veta”, ka thënë Haradinaj.
Tutje, ai ka theksuar se ish-krerët e UÇK-së janë të detyruar të dëgjojnë mbrojtjen, për të arritur tek fitorja apo lirimi nga Haga.