Haradinaj për Ministrinë e Mbrojtjes: Ka pasur hajni në gullash dhe pasul të ushtarëve

Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka folur edhe rreth skandalit me tenderin për ushqim në ushtrinë e Kosovës.

Haradinaj në Klan Kosova tha se ka pasur hajni edhe në pasul e gullash të ushtarëve.

Për këtë ai u shpreh se “kjo është marre”.

“Në mungesë të ministrit, është përdorur një nen që lejon zëvendësministrin dhe sekretarin me marrë një tender një burimor, në një vlerë mbi 10 milionë euro që me u ble, orizi, pasuli e gullashi për ushtarët. Kjo është skandal”, u shpreh Haradinaj.

Ai theksoi se me këto veprime po i demotivojnë të rinjtë t’i shërbejnë vendit.

“Ne i kemi 400 e diçka djem dhe vajza që na e kanë lëshuar ushtrinë vetëm sivjet. Në kohën kur kam qenë kryetari i Komisionit për Siguri, në një konkurs për 360 vende kanë aplikuar 4 mijë e 700 qytetarë. Sot, për çdo ditë ki thirrje për të shkuar dhe rekrutuar në ushtri nuk përmbushet numri që e kanë si kërkesë”, u shpreh ish-deputeti i AAK-së.

Lexo edhe:  Mori taksinë nga Prishtina për në Malishevë, 33-vjeçari arrestohet pasi iku pa paguar