Haradinaj: Kurti është mashtrues, po i shkakton pasoja vendit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është mashtrues sipas të parit të AAK-së, Ramush Haradinaj.
Ai ka thënë se qeverisja jo e mirë e Kurtit, po shkakton pasoja të mëdha në vend.
Haradinaj ka thënë se e ka mbështetur Kurtin sa i përket dialogut me Serbinë por jo edhe për çështjet tjera.
“Albin Kurti është kryeministër mashtrues, e kam shpjegu shumë herët, i ka mashtru të gjithë në mënyrën më të mirë të mundshme, po i del mashtrimi në të gjitha aspektet e qeverisjes së tij, si qeveri është humbëse, dhe po i shkakton pasoja vendit”, ka thënë Haradinaj në RTV Dukagjini.
Ai tha se marrëveshja me Serbinë dhe kryeministri Kurti dallojnë. Sipas tij, marrëveshja nuk është shkruar nga Kurti por nga partnerët ndërkombëtarë.
Haradinaj u shpreh se nuk është duke e përkrahur Kurtin por marrëveshjen me Serbinë, sipas tij këtu ka dallim të madh.