Haradinaj: Kurti e ka shansin e fundit të bëj një punë të mirë për Kosovën, të japë dorëheqje
Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka kërkuar që kryeministri Albin Kurti të jap dorëheqje.
Haradinaj tha se Kurti do që t’i mbajë zgjedhjet në veri me çdo kusht si pjesë e “një skenari që i jep autonomi Veriut”.
Postimi i plotë:
E dhimbshme. E rrezikshme. Anti-kombëtare e anti-shtetërore krejt çka po bën e si po vepron Kryeministri. Atij nuk po i mjafton asociacioni të cilin tashmë e ka bërë akt të kryer, por po e shtyn nje autonomi për veri.
Insistimi me çdo kusht i mbajtjes së zgjedhjeve në veri, është pjesë e këtij skenari e jo nevojë për rikthim, as të ligjit e as të demokracisë në këtë pjesë të Kosovës. Por ky skenar “nuk do të kalojë” as nga Kurti e as nga sejmenët e tij!
Ky njeri e ka shansin e fundit ta bëjë një punë të mirë për Kosovë. Të japë dorëheqje!