Haradinaj i kapet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? A po don me e rujtë Gjuriqin?
Takimi i analistit Nexhmedin Spahiu me ministrin serb, Marko Gjuriq, është komentuar nga ish-nënkryetari i OVL UÇK, Nasim Haradinaj.
Në studion e ‘Pressing’ ishte edhe Spahiu, të cilit i tha se “e ka ngarku vetën pa nevojë”.
Pjesë nga debati mes tyre, kur Haradinaj e pyeti pse është takuar me Gjuriqin.
Haradinaj: Kujt me i ndihmu?
Spahiu: Kosovës…
Haradinaj: Atij kujna me ja zbutë…S’ka qëndrime të mira ai ndaj nesh. A shkove mi ndihmu kësaj qeverie, apo të ardhsmes që vjen. A beson ti që ai i ndryshon qëndrimet? Kujt shkove mi ndihmu ti…A po don me tutë Gjuriqin, pse po tutesh?
Haradinaj: S’po ma kapë logjika, që se din çfarë mendimi kanë Gjuriqi dhe ke shku me i thanë zbuti pak qëndrimet për Kosovën…