Haradinaj: Albin Kurti e ka përcjellë “luftën” prej Prishtinës

Teksa ka komentuar ngjarjen e së dielës në Banjskë të Zveçanit, kreu i AAK-së Ramush Haradinaj tha se qeveria e ka lehtë me bë luftën, sepse në terren i dërgon policët e ushtarët, por “ndryshe është kur lufton vetë”.

Ai tha se kryeministri Albin Kurti “luftën” (sulmin terrorist mbi Policinë e Kosovës të dielën) e ka përcjellë nga Prishtina.

“Këta e kanë lehtë me bo luftën se këta rrinë në zyre të veta, i çojnë policët e ushtarët atje, ndryshe është kur lufton vetë… Edhe vetë jam ra në plagët e luftës, kam humb njerëz… Lehtë është për ta me çu dikënd në luftë, shumica e deputetëve nuk e kanë njohur Afrim Bunjakun veç kur ja kanë ni emrin, mos të harrojmë se gjithë ata janë familjarë të dikujt”, tha ai në Pressing, transmeton Express.

“Suksesin që mundesh me arritë me politikë, pse po don me dëshmu që ti je i zoti vetëm, kur mundesh mi kry punët me aleatët”, tha ai duke ritheksuar se nuk duhet bërë luftë në asnjë mënyrë.

“Albini luftën e ka përcjellë prej Prishtinës, Xhelal Sveçla s’ka shku me armë atje, ka shku mas anej masi ja kanë kriju sigurinë, edhe drejtori i përgjithshëm më vonë ka shku”, tha Haradinaj.

“Nuk duhet me bë hajgare me tema të sigurisë dhe i apeloj për kujdes”, u shpreh ai.

Lexo edhe:  Grenell kritikon ashpër Kurtin: Na mungon Hashim Thaçi