Dy javë përpara nisjes së muajit të shenjtë të Ramazanit, Algjeria ka hapur xhaminë e tretë më të madhe në botë. Gjatë një falje namazi, xhamia mund të mbajë deri në 120 mijë besimtarë.
Karakteristikë e kësaj xhamie do te jetë minarja, e cila është 265 metra, cilësuar si më e larta në botë. Sa i përket kapacitetit për praninë e besimtarëve, kjo xhami do të renditet pas xhamisë në Mekës dhe asaj të Medinës, në Arabinë Saudite.
Ndërtimi i kësaj xhamie nisi në vitin 2012 dhe për afro 7 vite u përball me shumë vonesa dhe tejkalime të kostove. Vonesa pati edhe për shkak të ndryshimeve politike në qeverisjen algjeriane.