Hapet valixhja e dyshimtë te Komuna e Mitrovicës, brenda kishte rroba

Policia e Kosovës ka rrethuar objektin e Komunës së Mitrovicës, pasi fillimisht dyshohej për një mjet të dyshimtë .

Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar njësitë policore, në mesin e tyre edhe Njësia për Deminim.

Pas kontrolleve të kryera, u zbulua se brenda saj kishte vetëm rroba.

Lexo edhe:  Pasi Muja thotë se ​s’kalon Trusti, Tahiri: Zoti pa ju vra mos e lashtë