Hapet ‘Meridian Express’në sheshin ‘Car Lazar’ në Mitrovicë të Veriut

Bizneset kosovare kanë filluar ta shtrijnë rrjetin e tyre të biznesit edhe në pjesën veriore të Kosovës.

Kësisoj, sot rrjeti i marketeve ‘Meridian Express’ ka hapur pikën e parë të marketit në sheshin ‘Car Lazar’ në Mitrovicën Veriore.

Pamje nga ceremonia hapëse e ‘Meridain Express’.

Aty shihen një numër goxha i madhë i qytetarëve të cilët po marrin pjesë në ceremoninë hapesë të këtij rrjeti të marketeve në pjesën veriore.

Aty shihet edhe një veturë e policisë së Kosovës e cila po kujdeset për sigurinë e qytetarëve në këtë pjesë të vendit.

Kujtojmë që është paralajmëruar edhe hapja e shumë bizneseve tjera kosovare në pjesën veriore të vendit

Lexo edhe:  “Në fyt kam m’e shkelë”, “Dil nga studio”: Përplasje e madhe mes Gashit dhe Cakës pasi i tha “i ke fjalët e Serbisë”