Hapet e pamja për 18-vjeçarin që vdiq pasi u rrah brutalisht nga disa të rinj në Podujevë
18 vjeçari me inicialet L.F., që u rrah brutalisht nga disa të rinj më 14 janar në qytetin e Podujevës ka vdekur të shtunën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku ishte duke marrë trajtim mjekësor.
Viktima vdiq, pasi nuk arriti t’u bënte ballë lëndimeve që kishte marrë në tru.
Lidhur me rastin, në raportin ditor Policia e Kosovës ka dhënë detaje, ku thuhet se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
Gjithashtu, policia thotë se rasti është ende duke u hetuar, shkruan teve1.info
“Lidhur me rastin, me 20.01.2024 viktima mashkull kosovar i cili ka qenë duke u trajtuar në QKUK, ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.
Ndërkaq, rasti nga “Tentim vrasje” është ricilësuar në “Vrasje të rëndë”.
Familja sot ka hapur edhe dyert për ngushëllime.