Hamza vazhdon me fushatë: Ne po krijojmë platformën e përbashkët që rrit mirëqenien dhe punësimin e qytetarëve
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka jap detaje nga puntoritë që po mbahen në qytetet e Kosovës.
Hamza përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se “ne po krijojmë platformë të përbashkët, që rrit mirëqenien dhe punësimin e qytetarëve, zhvillon ekonominë, avancon kujdesin shëndetësor dhe përmirëson shërbimet publike”.
Postimi i plotë:
Atmosferë e mrekullueshme në punëtoritë që po i mbajmë nëpër qytetet e Kosovës, ku pikëpamjet e ndryshme dominojnë, por qëllimi është gjithnjë i njëjtë për ta bërë Kosovën më të mirë.
Puna ekipore me qytetarë të profesioneve të ndryshme, përvoja dhe idetë e tyre të vlefshme, po e pasurojnë programin tim. Ne po krijojmë platformë të përbashkët, që rrit mirëqenien dhe punësimin e qytetarëve, zhvillon ekonominë, avancon kujdesin shëndetësor dhe përmirëson shërbimet publike.
Ju falënderoj të gjithëve për përkrahjen, angazhimin dhe idetë tuaja!