Hamza prezanton planin për një shëndetësi moderne dhe shoqëri të shëndetshme
Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, ka ndarë planin e tij ambicioz për një transformim të shëndetësisë në Kosovë, duke vënë pacientin në qendër të sistemit.
Në një deklaratë, Hamza ka theksuar rëndësinë e përmirësimit të kushteve në shëndetësi dhe ka prezantuar shtatë objektiva kryesore për këtë sektor.
Plani për shëndetësinë përfshin:
✅ 1.5 miliardë euro investime në shëndetësi brenda katër viteve;
✅ 100% rritje të buxhetit për blerjen e barnave esenciale;
✅ 50% rritje të pagave për mjekët, infermierët dhe personelin shëndetësor;
✅ Barna falas për të moshuarit me sëmundje kronike dhe për pacientët me kancer;
✅ Funksionalizim të Sigurimeve Shëndetësore dhe digjitalizim të sistemit shëndetësor;
✅ Riorganizim të specializimeve dhe miratim të një Ligji të ri për Specializantët;
✅ Fuqizim të spitaleve rajonale dhe ndërtim të një Sistemi Kombëtar të Emergjencave Mjekësore.
“Jemi bashkë për një shëndetësi moderne me pacientin në qendër. Jemi bashkë për një shoqëri të shëndetshme dhe një Kosovë që mundet ma mirë,” tha Hamza.