Hamza pret në takim ambasadorin britanik, diskutojnë për nevojën e krijimit të institucioneve të reja

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ku u diskutua për zhvillimet politike dhe sfidat institucionale në vend, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në Facebook, Hamza bëri të ditur se fokus i bisedës ishte nevoja për formimin e institucioneve të reja në nivelin qendror, duke theksuar rëndësinë e stabilitetit politik për të ardhmen e vendit.

“Sot e prita ambasadorin britanik Jonathan Hargreaves, me të cilën bisedova për nevojën e krijimit të institucioneve të reja në nivelin qendror dhe për zhvillimet politike në vendin tonë. Britania e Madhe është partnere strategjike e Kosovës dhe i jemi shumë mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të saj” – ka shkruar ai.

Lexo edhe:  “Dreqi të hangtë Albin, s’e le asnjë qershi pa e hangër”, Musliu dhuron ‘show’ në Kuvend, Kurti ia plas gazit