Halil Kastrati nis ndërtimin e shtëpisë së re për familjen 4 anëtarëshe
Një familje 4 anëtarëshe e cila jetonte në kushte të rënda në Prishtinë po bëhet me shtëpi të re, shkruan Mitropol.
Kjo falë Shoqatës Bëmirëse Jetimat e Ballkanit me donatorët e saj bashkë me Fondacionin Pacolli.
Humanisti, Halil Kastrati ka njoftuar përmes një postimi se kanë vizituar sot familjen dhe i kanë gëzuar me lajmin se po bëhen me shtëpi të re.
Postimi i plotë:
Perhajr nisja e shtepise se re 😊
Edhe nje familje sot u gezua me lajmin se po behen me shtepi te re
Ishim ne qytetin e Prishtines dhe e vizituam familjen 4 anetareshe te Fatmirit i cili jetonte me kushte shume te renda banimi
Shoqata Bëmirëse Jetimat e Ballkanit me donatoret e saj bashke me Fondacionin Pacolli ben te mundur gezimin edhe te kesaj familje me shtepi te re
Bamires, Zoti kurre mos ju humbte!