Hajvali: Pas 18 vitesh martesë, 35-vjeçarja e raporton për dhunë bashkëshortin e saj

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese.

Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhune psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes.

Një rast i tillë është raportuar dje nga një 35-vjeçare në Hajvali të Prishtinës, e cila e ka raportuar në Polici burrin e saj me të cilin janë të martuar që 18 vite.

Sinjali mëson se viktima ka deklaruar para hetuesve policorë se burri ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj në vazhdimësi, e në rastin e fundit edhe ka eskaluar.

Përballë kësaj situate, viktima e ka denoncuar rastin në Polici, ku ka rrëfyer për atë që ka ndodhur mes tyre.

Si rezultat i raportimit, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’ dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme pasi të sigurohet prezenca e të dyshuarit.

Lexo edhe:  LAJMI I FUNDIT: Një grua vdes në QKUK, Policia nis hetimet