Hajni i vodhi trotinetin, pronari e gjen në shitje në Facebook

ë premten e 27 tetorit të 2023, pak pas orës 1 të mëngjesit të asaj dite, një person ngjitet shkallëve në një nga ndërtesat në Dardani – te Santea, Prishtinë, për të arritur në katin e dhjetë ku i kishte vënë vetit një mision hajnie. Misioni i tij do të përfundonte me sukses.

E.H. arrin që pa asnjë pengesë të hapë portën e depos dhe të marrë një trotinet elektrik, raporton Kiks Kosova.

E gjithë ngjarja u regjistrua nga kamerat e sigurisë.

Jashar Jashari është i bindur që mysafiri i paftuar i asaj të premteje ishte i specializuar në grabitjen e këtij lloj mjeti të udhëtimit.

Për ta bërë më të lehtë punën e hajdutit, pikërisht atë natë Jashari ishte duke e rinovuar derën e kësaj depoje ngjitur me derën e hyrjes së banesës së tij, e përveç kësaj atij iu lehtësua qasja që në katin e parë, pasi një nga komshinjtë e Jasharit kishte thyer muret e katit përdhes në përpjekje për të rregulluar pronën e tij.

Pra, hajni e pati të hapur edhe portën e hyrjes e edhe atë të depos.

E gjithë historia u xhirua nga kamerat e sigurisë, për çka u bë e lehtë edhe identifikimi i hajdutit, e që sipas Jasharit, Policia i ka rrëfyer atij se ky person pos të tjerash ishte edhe konsumues i lëndëve narkotike.

Pasi Jashari lajmëroi rastin në stacionin më të afërt policor në Prishtinë, me shpresën se do t’ia gjenin trotinetin ngase hajduti shihej qartë në filmimet të cilat i dorëzoi, por nuk ndodhi ashtu.

Ndërsa muajt shkonin e 29 vjeçari Jashar Jashari priste lajm nga organet e rendit, në qershorin e këtij viti të gjitha shpresat e besimi në polici thotë se iu shuan.

Kjo pasi ai u befasua kur pa që trotineti i tij i markës Nine Bog G2 po shitej në rrjetet sociale, saktësisht nga një llogari në Facebook me emrin “Aladin Tahirovic”, e i  cili çmimin ia kishte vendosur 700 euro.

Lexo edhe:  Parashikimi i motit në ditën e parë të Nëntorit dhe dy ditët në vijim

Nuk e pati të vështirë ta identifikonte trotinetin, ngase ai dallohej lehtë nga një mbështjelljes i verdhë i telave e po ashtu edhe nga mbajtësja për fëmijë, e ku i mungonte një vidë